PUBLIKOHET VIDEO/ Si u DHUNUA gazetari Drishti nga një grup të rinjsh, policia…


Gazetari dhe administratori i televizionit ‘Zjarr Tv’, Ismet Drishti, ka rënë pre e dhunës. Në një video të publikuar në faqen e ‘Facebook’ të ‘Zjarr Tv’, duket se një grup të rinjsh, prej disa personash, i vërsulen gazetarit dhe e godasin në rrugën ‘3 Dëshmorët’.

Nuk dihen arsyet e ngjarjes, por pamjet tregojnë qartë se gazetari është ndeshur me një grup prej 10-15 personash, të cilët i janë turrur njëherësh, duke e goditur. Nga ana e saj, policia fshehu detajet e ngjarjes, duke deklaruar se gazetari Drishti është dhunuar nga një person i mitur. Report Tv u interesua sërish, por policia i pohoi të njëjtën gjë, ndonëse pamjet tregojnë të kundërtën.

Njoftimi i policisë:
Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin e mitur D.M, pasi në rrugën “3 Dëshmorët”, ka goditur me sende të forta shtetasin I.D, vjeç 52, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e D.M. Neni 90 i Kodit Penal.