Publikohet kënga e Seldit dhe Keisit, vajza e Sabianit mahnit me zërin


Prej disa javësh Seldi kishte njoftuar që do të vinte me një këngë të re në bashkëpunim me vajzën e Sabianit, Keisi Medini. Kënga më në fund është publikuar së bashku me videoklipin.

“S’ka dashni”, mban titullin bashkëpunimi i parë i Seldit dhe Keisit dhe debutimi i parë në muzikë i modeles bukuroshe.

Keisi ka mahnitur me zërin e ëmbël dhe ka marrë shumë komente pozitive në rrjete sociale, menjëherë pas publikimit të këngës të cilën mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.