Publikohen prapaskenat interesante të realizimit të himnit të Botërorit nga Era, Will Smith dhe Nicky Jam


Tashmë hiti i ri në prag të kampionatit botëror, “Live it Up” me protagoniste Era Istrefin, Will Smith dhe Nicky Jam po pëlqehet shumë nga publiku.

Në vendin e gjashtë si trend botëror, projekti tashmë arriti milionë klikime në orët e para të lansimit.

Është aktori dhe këngëtari amerikan, Will Smith ai që ka publikuar prapaskenat nga realizimi i këngës me Nicky Jam.

Në studio shihen dyshja se si po realizojnë punën krahas edhe zërit të Erës që duket se e kishte përfunduar projektin kohë më herët.

Tashmë besohet se kanë përfunduar edhe xhirimet e videoklipit të Botërorit që po ashtu pritet të lansohet shumë shpejt.

Ky është sukses i hatashëm për Era Istrefin, zëri i të cilës do të dëgjohet anë e kënd botës gjatë periudhës së Botërorit, Rusia 2019. /Telegrafi/