/Prindër vëmendje,sot mbyllen shkollat në…

Prindër vëmendje,sot mbyllen shkollat në…

Për shkak të motit të keq, temperaturave të ulta dhe ngricave, është vendosur që të mbyllen shkollat në të gjithë qarkun e Korçës.

Drejtoria Arsimore Rajonale Korçë, nisur nga situata tejet e rënduar nga reshjet e borës, të cilat e bëjnë të pamundur zhvillimin normal të procesit mësimor, vendos ndërprerjen e tij për nesër dt. 10.01.2018. Qarku i Korçës përfshin Korçën, Pogradecin, Devollin dhe Ersekën.