/Presidentja kroate: S’e di a kam mjaft para për të shikuar ndeshjen Angli-Kroaci

Presidentja kroate: S’e di a kam mjaft para për të shikuar ndeshjen Angli-Kroaci

Kolinda Grabar Kitarović e ka shikuar mbrëmë në stadium ndeshjen mes Kroacisë e Spanjës e zhvilluar në “Maksimir”.

“Ishte ndeshje e bukur, me emocione. I përgëzoj lojtarët dhe selektorin Daliq. Tifozët brohoritnin pandalë, dhe kjo gjë më pëlqente” ka thënë presidentja pas ndeshjes.

Por, ajo dyshon nëse do të jetë të dielën në stadiumin anglez për të parë nga afër sfidën Angli-Kroaci, shkruan Periskopi.

“Nuk e di nëse do të jem të dielën në stadium. Unë do të shkoj për të parë finalet në tenis të Davis Cup, dhe dyshoj se nuk kam mjaft para për të ndjekur edhe këtë ndeshje” ka thënë Kolinda.