/Prekëse/ Arilena Ara përlotet: Nuk kam folur kurrë por dua t’ja them botës

Prekëse/ Arilena Ara përlotet: Nuk kam folur kurrë por dua t’ja them botës

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Xing meErmalin” është këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar e që tashmë me hitin “Nëntori” ka marrë famë ndërkombëtare, Arilena Ara. Këtë sukses të madh të saj Arilena ja ka dedikuar gjithnjë të atit i cili u nda nga jeta kur ajo ishte ende e vogël.

Duke folur për herë të parë në një emision për babain e ndjerë, Arilena u përlot dhe u shpreh se dëshiron t’ja thotë të gjithë botës sa shumë e do të atin. “Nuk kam folur kurrë por dua ta them sepse për mua është aq sa e shenjtë, aq edhe dua ta dijë gjithë bota. Unë kam patur një baba të jashtëzakonshëm”, u shpreh Arilena dhe u përlot menjëherë sapo përmendi të atin.

“Nuk kam folur jo pa qëllim, sepse e di që do prekesha. Që kur e kam humbur babin, kur dëgjoj fjalën ‘Baba’, më tingëllon çuditshëm. Jam e lumtur për njerëzit që e kanë babain e tyre sepse është fat i madh të thuash baba. Por sot dua t’ja them botës që babai ka qenë mbështetja ime më e madhe. E kam vazhduar muzikën vetëm prej tij. Ai donte të isha këtu ku jam dhe shpresoj të jetë krenar për mua”, u shpreh Arilena.

Pas kësaj në ekran u transmetua një video nga “Gjeniu i vogël” ku me Arilenën asokohe ndodhej edhe i ati për ta mbështetur. Kjo video e bëri Arilenën të shpërthente në lot duke parë momentet kur përqafonte babain dhe shprehej sa shumë e donte.