/Pranoi ofertën e Ramës, zv.ministri i ri i Arsimit: Unë jam shkencëtar, në Kopenhagen merrja 9 mijë EURO në muaj

Pranoi ofertën e Ramës, zv.ministri i ri i Arsimit: Unë jam shkencëtar, në Kopenhagen merrja 9 mijë EURO në muaj

Taulant Muka, mjeku i cili denoncoi plagjiaturën e zv.ministrit të Arsimit Ervin Demo dhe detyroi këtë të fundit të japë dorëheqjen flet edhe njëherë pas vendimit për të pranuar propozimin e Ramës për ta emëruar pikërisht atë në vend të Demos si zv.ministër të ri.

Muka ka rrëfyer se në Kopenhagen merrte 9 mijë euro në muaj por e pranoi propozimin e Ramës se ka si qëllim zhvillimin e shkencës në Shqipëri.

“E njoh realitetin shqiptar dhe nuk jam i lumtur që shoqëria më njeh për rastin e paraqitur. Unë jam shkencëtar, isha në Kopenhagen me një rrogë shumë të mirë, merrja 9.000 euro në muaj, dhe do të zhvillohesha profesionalisht në Zvicër. Unë karrierën time e kam krijuar përpara së të merrja postin zëvendës Ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinise. Qëllimi im, duke marrë shtysë edhe nga profesioni im si shkencëtar, është të zhvillohet shkenca, pasi sikurse dihet zhvillimi ekonomik është i lidhur ngushtë me shkencën”, tha Muka në Report Tv.