/Po prezantonte “Kënga Magjike”, Klaudia Pepa injoroeht publikisht nga Alba Hoxha

Po prezantonte “Kënga Magjike”, Klaudia Pepa injoroeht publikisht nga Alba Hoxha

Mbrëmjen e kaluar u mbajt gjysmëfinalja e parë e edicionit të 20-të të “Kënga Magjike”, ku balerina e njohur Klaudia Pepa prezantoi për herë të parë bashkë me Ardit Gjebrean dhe Bora Zemanin.

Shumë njerëz e kanë ndjekur këtë spektakël muzikor, ku ishin konkurrentë një numër i madh artistësh të famshëm dhe të rinj. Por mesa duket, Alba Hoxha nuk e ka ndjekur gjysmëfinalen e parë dhe është marrë me diçka tjetër.

Ajo ka publikuar disa foto nga sfilata ku ishte pjesë disa ditë më parë e veshur si nuse, duke injoruar haptazi Klaudia Pepën. Kujtojmë se Alba Hoxha përflitet se është në një lidhje e madje se do të fejohet me Albi Nakon, ish-bashkëshortin e Klaudia Pepës.