Plas te Skënderbeu, Daja i surprizon të gjithë pas humbjes me Laçin


Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, foli pas ndeshjes të humbur kundër Laçit. Ai shprehet se do të rishohë pozicionin e tij në krye të klubit korçar.

“Kemi bërë gjithccka mirë pjesën e parë, përveç momentit të golit. Bëmë dy ndërrimë të detyruara, Muzaka dhe Shehi patën probleme. U prish gjithccka në pjesën e dytë. Marr përgjegjësitë e mia, pasi nuk ndodh te Skënderbeu, të ketë gjithë atë prishje ekuilibri. Jam unë ai që përgjigjet për disiplinën taktike. Do analizoj sot dhe nëse kanë fajin lojtarët apo unë. Nëse është kështu, atëherë do të shoh pozicionin tim. Na ndodhi si me Vllazninë, kur morëm lajmin e dënimit.

Ky ekip më ka dhënë kënaqësinë, ka bërë mjaft mirë në kampionat. Nëse do bënim dy humbje rresht në një situatë tjetër, do ikja direkt. Por kjo bie ndesh me pozicionin që ka klubi. Do vazhdoj bashkë më ekipin për të nxjerrë nëse nuk ka më shenja motivimi. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë do të shohim situatën.

Problemi nuk është për drejtuesit. Nuk jam nga ata që kanë frikë të shprehen. Nuk e kanë fajin ata. Është grupi bashkë me mua nëse nuk gjejmë forca. Në pjesën e parë ishte ai Skënderbeu i mirë, pa ua kaluar fajin lojtarëve, e marr mbi vete, një trajner i parë nëse i shthuret ekipi në elementin taktik ai është përgjegjësi. Duhet gjetur forma për ta analizuar. Nëse do ishim në një situatë do veproja ndryshe, ndaj jam i rezervuar. Të gjithë do mendonin se Daja pas dënimit kërkon të ikë. E kam kënaqësinë ta drejtoj këtë ekip, ky grup më ka dhënë kënaqësi. Nuk e diskutoj titullin, por nëse kemi probleme të tilla taktike, atëherë do të mbaj përgjegjësi”.