Plas skandali në shkollat shqiptare,pyetjet qe ju behen femijeve do ju bejne te zini koken me dore


Një studim kombëtar në lidhje me vlerësimin e sjelljeve shëndetësore tek fëmijët në shkolla, ka sjellë shqetësim dhe reagim të shumë prindërve të nxënësve të moshave 11, 13 dhe 15 vjeç, pasi këta të fundit pyeten në lidhje me seksin.

Më konkretisht, deputetja Albana Vokshi bën me dije se të vegjlit që janë marrë në studim me aprovimin e Ministrisë së Arsimit dhe konkretisht ministres Lindita Nikolla, pyeten edhe nëse kanë kryer seks oral, anal dhe vaginal.

Vokshi i ka drejtuar një letër me një sërë pyetjesh ministres, pasi i ka adresuar problemin. Ajo kërkon informacion dhe ngre alarmin mbi këto pyetje aspak të denja e të përshtatshme për fëmijët e asaj moshe.

Ndër të tjera, Vokshi shkruan në shkresën e saj zyrtare: Një grup prindërish kanë adresuar një problem shqetësues, të cilin e konsideroj plotësisht legjitim, në lidhje me një studim kombëtar për “Vlerësimin e sjelljeve shëndetësore tek fëmijët e moshës shkollore” që do të ndërmarrë instituti i Shëndetit Publik me mbështetjen e Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore,

ku nxënës të moshës, 11, 13 dhe 15 vjeç do t’u shpërndahet një pyetësor.

Në pyetjet 45 e në vazhdim, në një gjuhë që unë e konsideroj krejt të papërshtatshme për fëmijë në ato mosha, nxënësve u kërkohet të japin mendimin e tyre në lidhje me ngacmimet seksuale e madje shkohet dhe më tutje ku u kërkohet të përgjigjen nëse kanë kryer seks anal, vaginal apo oral”.