Plas keq në Parlamentin grek për Kaçifan,deputetet e bejne terr-orist: Ai njeri s’mund të nderohet! (Video)


Vrasia e Kostandin Kacifës në Bularat të Gjirokastrës ka shkaktuar debate të ashpra në Parlamentin grek. Në seancën e sotme,kanë shpërthyer debatet e forta mes deputetëve të Syrizas-s dhe Agimit të Artë.

Qeveria greke është treguar e përmbajtur,duke kërkuar të zbardhet sa më shpejt ngjarja,por duke dënuar njëkohësisht humbjen e jetës njerëzore.

Ministrja e Kulturës,Mirsini Zerva,hodhi poshtë aludimet se gjatë festimeve të 28 tetorit në Bularat u ulën flamujt grekë.Versionit të flamurit i mëshon e djathta eks-treme, që pretendon se Kaçifa ra për flamurin.

Një deputete e Agimit të Artë kërkoi nga parlamenti 1 minutë heshtje për të vr.arin në Bularat,por kjo kërkesë u refuzua nga drejtuesi i seancës.

Debati

Para se fillojë diskutimi për rendin e ditës dhe për shkak se në Vorio Epir ra paburrërish nga një regjim që përndjek helenizmin vetëm sepse donte që në përvjetorin e 28 tetorit të valëviste flamurin grek,do kërkoja të mbahej 1 minutë heshtje në parlament në kujtim të 35 vjeçarit Konstandin Kacifa.

Drejtuesi i Seancës

Nuk mendoj se ka ndonjë kundërshti që kujtimi i atij njeriu të nderohet,por mbajtjen e 1 minutë heshtje nuk e parashikon rregullorja,sepse nuk ka një vendim të marrë nga kryetarët e grupeve për këtë gjë.Por padyshim nderojmë kujtimin e atij njeriu.