“Plakat e prillit” na befasojnë në maj, bëhuni gati për të papriturën


Muaji maj erdhi me vranësira dhe shira të paparashikueshëm, gjë që nuk pritej, pasi edhe prilli që njihet si muaji i shiut, nuk rezultoi i tillë.

Megjithatë, duket se “Plakat e Prillit”, janë shtyrë për në muajin maj.

Ata që menduan se do të ishin vetëm rreshjet e disa ditëve, dhe u gëzuan për ca mbrëmje të freskëta më shumë, duhet të dinë se situata do të vazhdojë të jetë e tillë deri në ditët e para të qershorit.

Meteorologët thonë se muaji maj do të jetë me reshje si të këtyre ditëve, pjesa e parë me rreshje e më pas me diell e vranësira të pjesshme.

Prandaj, ata që kanë planifikuar ndonjë fundjavë në plazh, të heqin dorë sepse dielli do të rikthehet i plotë vetëm pas javës së parë të qershorit!