/Pilotët raportojnë UFO mbi hapesiren Irlandeze

Pilotët raportojnë UFO mbi hapesiren Irlandeze

Autoritetet e Aviacionit në Irlandë po hetojnë pas raportimeve për disa drita të ndritshme dhe UFO në brigjet jug perëndimore të Irlandës.

Raportimet nisën në orën 06: 47 me orën lokale të së premtes 9 nëntor kur pilotjae British Airëays kontaktoi pikën e kontrollit të trafikut ajror Shannon

U kërkua të mësohej nëse ishin ushtrime ushtarake në zonë pasi ishte diçka që lëvizte shumë shpejt.

Por kontrollori i trafikut ajror informoi se nuk kishte ushtrime të tilla.

Pilotja e cili fluturonte nga Montreal në Heathrow tha se “ishte një dritë shumë e ndritshme e cila i kishte dalë avionit në anën e majtë dhe më pas ishte zhdukur me shpejtësi në veri”

Ajo kishte mbetur e habitur nga ajo çfarë mund të ishte, por shtoi se nuk dukej se kishte qëllim përplasjen.

Një tjetër pilot nga një Virgin Airline njoftoi se mund të kishte qenë një meteor ose ndonjë objekt që kishte rihyrë në atmosferën e tokës.

Ai tha se kishin qenë disa objekte të tjera të cilët kishin ndjekur të njëjtën trajektore dhe se ata ishin shumë të ndritshëm.

Një pilot tjetër tha se shpejtësia ishte shumë e madhe, si Mach 2- e cila është një shpejtësi dy herë më e madhe se e zërit

Nisur nga këto raportime Autoriteti i Aviacionit irlandez bëri një raport, hetimet e të cilit do të jenë shumë hermetike.