Përmendi “Vorioepirin” në një intervistë, Bushati bojkoton takimin me Katrugalos i shpallur “non grata” nga Shqipëria


Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka bojkotuar takimin e Selanikut, i organizuar më 22 dhe 23 nëntor. Pjesë e këtij takimi, i organizuar për herë të parë nga ish-ministri grek Nikos Kotzias, janë Shqipëria, Greqia, Maqedonia dhe Bullgaria.

Mesa duket jo vetëm largimi i Kotzias, por dhe ngjarjet e fundit që pasuan ngjarjen e Bularatit, kanë çuar në këtë vendim të ministrit Bushati.

Ky është një tjetër mesazh që Tirana zyrtare i çon Athinës, prej së cilës ka kërkuar që të distancohet qartë nga ngjarja e Bularatit.

Aksionet diplomatike të Tiranës ndaj Athinës kanë qenë jo të rralla që nga ajo ditë, me thirrjen dy herë të ambasadores greke Eleni Sourani në ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë apo dhe me takimin informues me të gjithë ambasadorët e BE në Tiranë.

Ndërsa Shqipëria ka shpallur non grata 53 shtetas grek, përfshirë eurodeputeten, Eleni Theoharus, ky veprim i Tiranës dëshmon se ende pret distancimin nga qëndrimet dhe deklaratat e zyrtarëve të Athinës, një prej të cilëve vetë Katrugalos, i cili në një intervistë për median greke e cilësoi jugun e Shqipërisë Vorio-Epir.

Kryesues i takimit të djeshëm ishte Ministri i Jashtëm alternativ i Greqisë, Giorgos Katrougalos, ndërkohë që posti i ministrit të Jashtëm mbahet nga Aleksis Tsipras, njëkohësisht kryeministër i vendit.

Shqipëria është përfaqësuar në Selanik me zv/ministren e Jashtme, Artemis Dralo, ndërsa Maqedonia dhe Bullgaria janë prezantuar në nivel ministrash, me Nikola Dimitrov dhe Ekaterina Zaharieva.

Takimi i Katërt i Selanikut kishte si fokus kryesor zhvillimin, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik të vendeve të Ballkanit, mbi të ardhmen e Evropës, Ballkanit Perëndimor dhe rrugës së tyre drejt BE-së./Panorama