“Përgjimin e vëllait të Fatmir Xhafajt e nxori Saimir Tahiri, i dha goditjen se e ndjeu që…”


Ka qene ish ministri Saimir Tahiri i cili ka nxjerre audiopergjimin e vellait te Fatmir Xhafajt. Kjo deklarate bombe eshte bere ne studion e gazetares Eni Vasili, nga analisti Fatos Lubonja.

“Meqë përmendet Tahirin, ai ka përgjegjësi morale, politike por ka edhe përgjegjësi ligjore
per mendimin tim. Mos harrojmë që shpesh është thënë se Tahiri ka karta në dorë se ka qenë ministër.

Nëse ka njeri që i di ca është bërë me krimin, kush është i përfshirë, aq më tepër që flitet për korrente të ndryshme brenda policisë, pra ky di dhe këtu nëse i shkojmë se kush mund ta ketë nxjerre pergjimin, mund të bëjmë një lidhje një hipotezë,

mos harroni që kur Tahiri reagoi, një goditje më të fortë nga krahu i vetë ia dha vetë Xhafës, e akzuoi më shumë se këta të tjerët, Ramën e kaloi, Xhafen e ndjeu si një njeri që e kishte goditur shumë dhe nëse do u besojmë hioptezave, që nuk janë thjesht hipoteza që këta kanë grupet e tyre që cuditërisht në Vlorë mblidhen, cudi e madhe ku kemi dhe kryeministrin deputet, mund të ngremë dhe hipotezën që këtu ka një goditje nga ana e Tahirit që “shiko se…”, ndoshta, por ne mund ta ngremë si hipotezë”, tha Lubonja.