Përgatituni! Ja çfarë ndodh nesër me motin


Edhe ditën e nesërme, priten temperatura të ulëta.

RESHJET

Sipas IGJEUM: Sot pasdite (e mërkurë dt.16) dhe nesër (e enjte dt.17) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte dt.17) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 1 / 11 °C,në vendet e ulëta: -2 / 11 °C,në vendet malore: -5 / 5 °C

ERA

Sot pasdite (e mërkurë dt.16) dhe nesër (e enjte dt.17) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet.