Për herë të parë në emisionin e djalit, Ermali surprizon të ëmën për ditëlindje


Në 3 vite emision, e ëma e Ermalit, Zonja Luli ka preferuar ta ndjekë të birin nga ekrani dhe jo ta shohë live në skenë. Mirëpo këtë puntatë, ajo ka vepruar ndryshe edhe për shkak të Arilenës. Siç duket ajo është një fanse e këngëtares së talentuar dhe prandaj ka vendosur që ta shohë “Xing me Ermalin” në skenë.

Gjithçka po shkonte normalisht në emision, kur papritur Ermali tregon se në sallë ndodhet një person i veçantë për të dhe se ditën që do të transmetohet emisioni (17 nëntor) ajo ka ditëlindjen. Së bashku me Arilenën, ai i ka kënduar zonjës Luli këngën e famshme të ditëlindjes dhe i ka dhënë një dhuratë të tijën dhe të vëllait Ermirit. “Qoka për mamin” ishin shumë euro nga Ermali dhe Ermiri.