Pasuria e deputetëve të PD-së/ Berisha më i pasuri. Shkëlzeni dhe Argita banesa në bregdet dhe llogari bankare në Suedi dhe SHBA


Sali Berisha renditet ndër deputetë më të pasur sot të Parlamentit, duke përfshirë të ardhurat e deklaruara prej tij dhe familjarëve. Pak ditë më parë gazeta publikoi pasuritë e disa prej deputetëve të PD dhe rezulton se Berisha është mes më të pasurve, kjo për faktin se dy fëmijët e tij kanë mijëra euro të ardhura në një vit. Gazeta SOT publikon pasurinë e plotë të Argita dhe Shkëlzen Berishës që kanë deklaruar në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.
Arkiva

Deklarata e tyre e parë është bërë në vitin 2008 dhe ka vijuar çdo vit. Ajo që bie në sy është se si zoti Shkëlzen Berisha ashtu dhe motra e tij fitojnë qindra mijëra euro në një vit. Zonja Malltezi në deklaratën e 2008 ka deklaruar llogari bankare në bankën Chavy Chase në Uashington, si dhe llogari në UNFCU, e cila ka selinë në Nju Jork.

Po ashtu ka deklaruar dy makina luksoze që i ka shitur, njëra 8.200 euro dhe tjetra 5 mijë euro. Ajo që bie në sy është se zonja Malltezi ka fituar shumë të ardhura nga dhënia me qera e dy apartamenteve. Në po të njëjtin vit vëllai i saj, Shkëlzen Berisha ka deklaruar fitime nga ndërmjetësimi në shit-blerje, 82.882 euro dhe 6.930 euro si konsulent juridik. Po ashtu ka deklaruar llogari bankare në Suedi me vlerë 6 mijë euro.

Apartamentet dhe makinat

Në vitin 2009 Argita Malltezi ka deklaruar shtim sipërfaqeje apartamenti me 65 m2 dhe 59 m2 verandë, 70 mijë euro. Ndërsa Shkëlzen Berisha ka deklaruar blerja makine tip “Audi”, 10 mijë euro. Të ardhur nga aktiviteti në fushën e pasurive të paluajtshme, 200 mijë euro dhe të ardhura si konsulent juridik, 796.713 lekë. Në vitin 2009 Argita Berisha ka deklaruar blerje apartament 195 m2, Rr. “M. Matohiti”, kati 8, paguar tërësisht me të ardhurat e bashkëshortit me vlerë 200.000 euro.

Po ashtu ka deklaruar rroga neto vjetore në Fakultetin e Drejtësisë dhe shpërblime 1.137.294 lekë, si dhe të ardhura nga mësimdhënia në fakultete private 6.635.600 lekë + 10.251 euro. Shkëlzen Berisha ka deklaruar të ardhura neto nga aktiviteti privat në fushën e pasurive të paluajtshme 150.000 euro dhe të ardhura neto nga aktiviteti konsulencë juridike, 3.632.528 lekë.

Ka marrë me qera një banesë në adresën: Vila B9, kompleksi ‘Garden Vila’, fshati Lundër, komuna Farkë, Tiranë për vlerën 1 mijë euro në muaj. Në vitin 2013 Argita Malltezi ka deklaruar blerje apartamenti me sip. 50 m2 në Gjirin e Lalzit, me vlerë 25.220 euro paguar nga llogaria e bashkëshortit. Pjesa në zotërim e Znj. Malltezi është 50%.

Ka deklaruar pagesë e pjesshme për shtesë dhe rikonstruksion vile në Gjirin e Lalzit 45.000 euro, paguar nga gjendja e llogarive në euro. Pagesë për legalizimin e vilës në Gjirin e Lalzit dhe blerjen e tokës 922.425 lekë, paguar nga llogaria e bashkëshortit.