/Pasii i vjedh mbathjet ne treg,shqiptarja rreh pronaren

Pasii i vjedh mbathjet ne treg,shqiptarja rreh pronaren

Ndalohet dhe më pas hetohet e lirë një shqiptare 63 vjecare në Itali, e cila u bë protagoniste e një ngjarje të shëmtuar në mes të tregut.

Ajo u akuzua se vodhi të brendshme në një nga tezgat e tregut javor në Romano, e më pas, iu lëshua duke dhunuar pronaren, e këputi një shpullë fytyrës dhe më pas e gërvishti me thonj.

Pronarja e ka denoncuar dhe në vend ka ndërhyrë policia, e cila bëri ndalimin e gruas shqiptare.

E dëmtuara u dërgua në spital, ku u mjekua, kurse shqiptarja po hetohet e lirë.