Pasi dha dorëheqjen, Fatmir Xhafaj bën veprimin që po i befason të gjithë


Një ditë më parë Edi Rama njoftoi se kishte pranuar dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga posti Ministrit të Brendshëm. Edhe vetë Xhafajt, në një reagim në rrjetet sociale, shprehej se e kishte dhënë dorëheqjen me vullnetin e tij.

“I siguroj të gjithë se dorëheqja ime është tërësisht me vullnetin tim të lirë dhe e bazuar në parime dhe vlera njerëzore e institucionale. Ajo është tërësisht respekt për veten, e për këto standarde të shenjta për mua”, shkruante Xhafaj.

Ky largim i papritur ka ngjallur mjaft diskutime dhe hamendësime në radhët e politikës, por edhe të mediave.

Ditën e djeshme, edhe pse i shkarkuar me dekret Presidenti, Xhafaj qëndroi në zyrë për gati 9 orë, ndërkohë që sot, edhe pse është një ditë pushimi, mësohet se ai është paraqitur sërish në zyrën e tij të punës, duke i befasuar të gjithë me veprimin e tij.