Pas shkarkimit Bushati merr pushimet me familjen, zbuloni nga ku ju uron festat


Pas shkarkimit nga posti i Ministrit të Europës dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati duket se po shijon pushimet me familjen e tij.

Në këto ditë festash, Bushati ka udhëtuar së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tij drejt qytetit të Korçës.

Nën bardhësinë e borës, Bushati uron të gjithë shqiptarët për festën e Vitit të Ri.

‘Gëzuar 2019! Shëndet e mbarësi në familjet tuaja!’, shkruan Bushati në Instagram, ndërsa duket se këto vitin 2019 do ta presë nga Korça.