Pas humbjes së unazës së martesës në det, 1 vit më vonë gruaja i dërgon mesazhin e pabesueshëm


Gushtin e 2016, Mickey Walsh nga New Jersey ishte duke notuar në ujërat e oqeanit, kur vuri re se unaza e tij nuk ishte më në gishtin e tij. “Unë gjithmonë e hiqja unazën kur notoja, por për fat të keq nuk e bëra atë ditë.” Çifti u kthye në shtëpi nga pushimeve, të mërzitur nga humbja e unazën së dasmës.

Por në gusht 2017, 11-vjeçari Daniel Barr, ndërsa luante në plazh me nënën e tij, rreth 5.3 milje nga ku Mickey dhe familja e tij qëndruan një vit më parë, vuri re diçka të shndritshme në rërë. Ishte një unazë martese! Danieli mund ta mbante unazën, por ai e dinte se duhej të bënte gjënë e duhur dhe të gjente pronarin.

Ai kujtoi këshillat që babai i tij i kishte dhënë: “Bëhu personi që bën gjithmonë gjënë e duhur pa marrë parasysh sesa e vështirë mund të jetë.”Pra, ai ecte lart e poshtë nëpër plazh duke i pyetur njerëzit nëse kishin humbur një unazë. Ai nuk kishte asnjë ide se pronari ishte larguar prej kohësh. Kështu që ai i tregoi unazën nënës së tij, dhe pas marrjes së sa më shume detajeve të unazës në një argjendar, ajo postoi një mesazh në Facebook, duke shpresuar se dikush do ta njihte atë.

“Djali im e gjeti këtë unazë burrash sot në 17/8/2017, në plazh gjatë rrugëve 7 dhe 8 në OCNJ. Asnjë mbishkrim brenda ose jashtë. Ju lutemi na ndihmoni të gjejmë pronarin. Çdo ndihmë ndihmon. Faleminderit!”

Vetëm pak ditë më vonë, Mickey Walsh mori një mesazh që kurrë nuk mendonte se do të merrte. “Isha në punë dhe gruaja ime më tha, ‘Hej unë mendoj se dikush e gjeti unazën tënde’,”. Ai mendonte se ishte e pamundur – por gruaja e tij e kishte parë postimin e mamasë së Daniel Barrit dhe e kontaktoi atë në Facebook. “Ajo më dërgoi fotografi dhe me siguri të mjaftueshme, ishte unaza që i kishte humbur.

Madje e dinte madhësinë e saktë të unazës dhe të gjitha, “tha mamaja e Daniel për CBS Philly. Çuditërisht, çifti Walsh u bashkuan me unazën pas pothuajse saktësisht një vit dhe disa ditë përpara përvjetorit të martesës. Mickey Walsh ishte i kënaqur që dikush bëri përpjekjet për të gjurmuar pronarin e unazës nëpëmjet rrjetit social Facebook. ”