/Parashikimi i motit per sot! Temperaturat minimale dhe maksimale

Parashikimi i motit per sot! Temperaturat minimale dhe maksimale

Meteorologët kanë parashikuar diten e sotme si ditën më të ftohtë të këtij dimri. Kjo pasi masat ajrore arktike do të sjellin një tjetër ulje të temperaturave në vlerat minimale.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti deri në orët e pasdites do të jetë i kthjellët në të gjithë vendin, më pas shtim gradual të vranësirave mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin.

Vranësirat në orët e vona të mbrëmjes do të shoqërohen me reshje dëbore të cilat do të zbresin deri në kuota të ulëta pjesërisht edhe përgjatë vijës bregdetare!!!

Sa i përket temperaturave më konkretisht ato pritet të jenë:

Zonat malore -13°C deri në -1°C,Zonat e ulëta -9 deri në 8°C,Zonat bregdetare -5°C deri në 10°C