/Papa shet Lamborghinin për bamirësi

Papa shet Lamborghinin për bamirësi

Lamborghini unik Hurracan është shitur për 715 mijë euro në ankandin e organizuar nga Sotheby’s në Monako.

Paratë nga shitja do të dedikohen për financimin e disa projekteve të bamirësisë.

Shifra është bërë e ditur nga Fondacioni Ndihmë për Kishën që Vuan, që është edhe një nga përfituesit e shifrës.

Vetura i ishte dhuruar Papa Francesco’s nëntorin e shkuar dhe është prodhuar nga Lamborghini në ngjyrat e Vatikanit.

Lamborghini Hurracan ka 573 kuaj fuqi dhe posedon motor V10.