Panuçi drejt largimit, ja kush mund të zërë vendin e tij

0
76

E ardhmja e Kristian Panuçit në krye të Kombëtares Shqiptare është vënë në dyshim të madh. Italiani duket se do të largohet pas përfundimit të miqësores ndaj Uellsit, që do të luhet nesër në “Elbasan Arena”. Si rrjedhojë edhe drejtuesit e FSHF-së kanë nisur të lëvizin për të gjetur trajnerin e ri.

Kështu, sipas asaj që shkruan PanoramaSport, trajneri i ri i kuqezinjve mund të jetë një ish-lojtar i kombëtares. Bëhet fjalë për ish-mesfushorin e Shqipërisë, Bledar Kolën. Aktualisht, ai mban rolin e zv.trajnerit të AEK-ut në kampionatin grek.

Mësohet se vetë drejtuesit e FSHF-së e kanë kontaktuar Kolën, por deri tani nuk ka hapa konkret për nënshkrimin e një kontrate. Gjithsesi dy ditët e fundit do të jenë tepër deçizive rreth të ardhmes së Panuçit në stolin e kombëtares dhe emrit të ri që do drejtojë kuqezinjtë në vazhdim. /ShkodraNews