Pamje horror ne derbin e Serbise midis Crvena Zvezdas dhe Partizanit të Beogradit(Video)


Degjeneron sërish në dhunë derbi i kryeqytetit të Serbisë mes Crvena Zvezdas dhe Partizanit të Beogradit. Skena të frikshme nga tribunat e stadiumit “Marakana”, ku tifozëritë e të dyja skuadrave shfaqen duke u përleshur me njëra-tjetrën apo duke hedhur mjete të forta dhe pirotenkine.

Crvena Zvezda fitoi me rezultatin 2-1, praktikisht duke e siguruar titullin kampion, pasi rivalët e përjetshëm kanë mbetur 9 pikë pas.

Një sfidë që përfundoi pas thuasje 10 minutave shtesë, me dy lojtarë të ndëshkuar me kartonë të kuq, një për çdo skuadër në minutën e 99-të, pak pasi Ozegovic i Partizanit shkurtoi 2-1 me 11-metërsh.

Është e pamundur që derbi i Beogradit të përfundojë pa incidente, edhe pse masat që merren nga forcat e rendit janë gjithnjë ekstreme. Ultrasit e të dyja skuadrave kanë arritur të çajnë rrethimet, duke u përleshur me njëri-tjetrin, por fatmirësisht nuk raportohet për viktima.