“Pakicat gjuhesore” me origjine greke ne Shqipëri trondlten opinionin shqiptar e ndërkombëtar


Nga Zef Bushati –
Ngjarja e ndodhur ne Shqiperi, ne fshatin Bularat, i cili ndodhet ne skajin me jugor te shtetit Shqiptar, tr.onditi qytetaret e Shqiperise dhe te Greqise. Ky nuk eshte nje rast i panjohur per diplomacine dhe politiken Europiane. Ngjarje te ngjashme kane ndodhur shume vite me pare dhe mjaft here ne zonat kufitare te disa shteteve Europiane.

Por nese Europa ka vite qe e ka zgjidhur problemin, politika dhe diplomacia shqiptare dhe ajo greke ende vazhdon te mbetet ne nivele qe lenë per te dëshiruar, nivele thuajse mediokre, te cilat shfrytezohen nga grupe ekst.remlste nacional.lste. Europa çelsin e zgjidhjes se ketyre konflikteve e gjeti tek interpretimi i termit ” minoritet etnik “. Fjala “minoritet” nuk ishte e veshtire per tu interpretuar se perkthehet lehte e qe do te thote ” pakice “. Problem mbeti fjala ” etnik ” etnicitet, me te cilen abu.zohej.

Grupet nacional.lste ekst.remlste, kuptimit te kesaj fjale, qe permbledh nje grup te caktuar njerezish qe flasin te njejten gjuhe e me te njejtat zakone e bindje fetare, i bashkengjiten dhe termin “nacionaIitet”, “autokton” per te pretenduar se ky “etnitet” jeton ne trojet e veta. Por historia tregon se dyndjet e grupeve etnike, levizjet e grupeve etnike sa nga njeri territor tek tjetri, sa nga njeri shtet tek tjetri, nuk u jep atyre te drejten qe te quhen autoktone ne shtetin ku u vendosen. Keshtu qe ekspertet Europiane vendosen ta ndryshojne terminologjine ” minoritet etnik ” me termin ” minoranza linguistica ” ” pakice gjuhesore “.

Ky percaktim i detyroi ne nje fare menyre qe grupet e nacional.lsteve ekst.remlste te heshtnin disi dhe te mos kishin pretendime teritoriale per ndryshim te kufinjeve. Natyrisht, ndryshimi i termit u bë duke respektuar te drejtat e pakicave per te perdorur kulturen, traditat dhe zakonet e tyre dhe te flasin gjuhen e tyre si gjuhe te dyte zyrtare ne fshatrat ku jane te grupuar. Kete status e kane fituar te gjitha pakicat ne shtetet europiane, madje edhe Arbereshet ne Itali te cilet ne fshatrat e tyre si gjuhe te dyte kane shqipen.

Fatkeqesisht kete te drejte nuk e kane perfituar Arvanitasit ne Greqi dhe as Arnautet ne Turqi. Mjafton qe Qeveria Shqiptare ta kerkoje zyrtarisht e ne perputhje me konventat Europiane e nderkombetare kete te drejte per pakicat gjuhesore shqiptare ne Greqi e Turqi, shqiptaret zyrtarisht do ta perdorin edhe shqipen si gjuhe te dyte, pa u merakosur edhe nga presioni i ultra nacionalisteve. Kete te drejte e kane perfituar pakicat greke e maqedone ne Shqiperi dhe 6 pakica te tjera, natyrisht mbas kerkesave qe kane bere qeverite e ketyre shteteve.

Edhe qeveria Shqiptare duhet te ndryshoje zyrtarisht emertesen, duhet ti quaj ” Pakica Gjuhesore ” te gjitha grupimet etnike qe jetojne ne fshatrat brenda territorit te Republikes se Shqiperise dhe qe perdorin te njejten gjuhe e te njejtat zakone. Ketu behet fjale per territore te vogla, e vecanerisht per ato grupime qe kane emigruar ne shtete te tjera, sic kane emigruar shqiptaret ne Greqi, Itali, Amerike, Kanada, Gjermani etj.

Por nese kemi te bejme me nje territor, ku edhe numri i popullsise etnike e autoktone eshte pothuajse i barabarte me territorin dhe numrin e popullsise te nje etniteti tjeter autokton, dhe qe jetojne se bashku ne te njejtin shtet, atehere te dy etnitetet se bashku quhen shtet formues ne ate shtet si ne rastin e Zvizres, Maqedonise etj. Emertesa “Pakice Gjuhsore” do te na perafronte me teper me legjislacionin dhe me familjen e Bashkuar Europiane.