Oriola Marashi i çudit të gjithë kalimtarët me veprimin e saj


Oriola Marashi këto ditë ka qenë jashtë shtetit, në Barcelonë e së fundmi në Romë.

Ajo ka postuar plot foto nga këto vende, ku si gjithmonë ka provokuar ndjekësit e saj me format e saj bombastike.

Megjithatë, modelja këtë rradhë nuk ka tërhequr vetëm vëmendjen e shqiptarëve, por edhe të kalimtarëve që ndodheshin pranë saj në Itali.

Në një video të postuar nga vet Oriola, modelja shihet në një dritare të hapur duke kënduar opera dhe zëri i saj përhapet në të gjithë zonën, ku personat që po kalonin kanë kthyer kokën të habitur për ta dëgjuar atë.

Ajo shihet duke buzëqeshur, ndërkohë që vazhdon të këndojë për disa sekonda me zërin e saj fantastik.

Përpara se të bashkohej me OTR, përveç modelingut, Oriola ka qenë edhe këngëtare opere.