Olti Curri prek të gjithë me dedikimin për Adelën: Ike në një ditë me babain tim, mos më… (Foto)


Adelajda Xhamani u nda nga jeta një vitë më parë nga një at.ak kardiak. Miqtë e saj më të ngushtë kanë zgjedhur ta kujtojnë atë në ditën e lindjes, me anë të një koncerti humanitar. Shuma që do të sigurohet nga shitja e biletave, do të shkojë për një vajzë që nuk ka mundësi ekonomike për të ndjekur shkollën. Përpara se ky koncert të zhvillohet, një ndër personazhet më karizmatik të ekranit, Olti Curri ka zgjedhur t’i dedikoj një status në Instastory.

“Adelë e mirë (më mungojnë ato gërricjet tona në tavolinë) ja ku na mblodhe sërish të gjithëve bashkë te Turbina në 12 nëntor 2018, si atëherë para ekranit kur historia jote në Big Brother Albania u bë historia e të gjithëve…

Si atëherë kur të kisha thuajse çdo javë në kopertinën e suplementit të Big Brother Albania, që drejtoja dhe botohej bashkë me gazetën “Shqip” sepse të gjithë donin të dinin për ty. Rasti e deshi që të ikësh në qiell në një ditë me babain tim, mos më shani shumë atje lart… Ju dua”, shkruan Olti Curri.