Nusja apo vjehrra?


Një femër e re e martuar është e dë nuar për Iuftë me vjehrrën, të paktën për një periudhë të jetës së saj. Dihet se Iufta çdoherë bëhet për burrin, respektivisht edhe për të birin.
Nuk bini dakord me vjehrrën, mendoni se ajo ka si qëllim kryesor që t’ua nxijë jetën juve? Mos u shqetësoni, nuk jeni as e para dhe as e fundit që ndjehet kështu.

Në mbarë botën raporti mes resë dhe vjehrrës gjithmonë ka qenë problematike, aq shumë saqë që nga kohët e lashta besohet se femrat në këtë relacion assesi nuk mund të funksionojnë bashkërisht. Kuptohet, kjo nuk është e vërtetë, edhe pse për hir të vërtetës, konfliktet në mes tyre janë relativisht të shpeshta.

Sipas psikologëve kjo “Iuftë” vjen si pasojë për dashurinë e të birit, respektivisht dashurinë e burrit. Ekzistojnë tipa të ndryshëm të vjehrrave, njihini ato në mënyrë që sa më lehtë të mund t’i tejkaloni problemet.

Aleatja

Ajo në fillim është tërësisht e magjepsur pas jush, sepse mendon se ka fituar një shoqe të re. Mirëpo, pas një kohe të caktuar do të dëshirojë që nëpërmes jush ta ndryshojë birin e saj. Kuptohet, kritikat me vend duhet të vlerësohen, por problemet krijohen nëse fillon t’iu krijojë ngarkesë.

Mjeti më i mirë kundër kësaj sjelljeje është sinqeriteti. Shpjegojani vjehrrës se nuk jeni e gatshme të bëheni pjesë e mani pulimeve të saja. Nëse partneri juaj ka ndonjë mangësi, ai duhet të dëshirojë që ta përmirësojë vetë. Ju duhet t’i ndihmoni, e jo të lidhni aleancë me nënën e tij dhe t’i punoni pas shpine.

Vi ktima e përjetshme

Fjalia e saj standarde është “asnjëherë nuk keni kohë për mua!”. Ajo me shumë dëshirë çdo ditë do të vinte për t’iu hekurosur, përgatitur ushqimin dhe për t’iu ndihmuar. Nëse e refuzoni, do të sëmuret ose do të bëhet depresive, dhe do të mundohet që të ledhatuarit të saj t’ia imponojë ndjenjën e fajësisë.

Çfarë të bëni? Zgjidhja e vetme është kompromisi. I lejoni që të vijë kohë pas kohe tek ju dhe t’iu ndihmojë, por edhe inkurajojeni që me shoqet e saja të shkojë në ndonjë pushim, që të krijojë njohje të reja.