/“Nuk munda t’i gëzoja”, Maja përIotet në emision për shtatzënitë e pasuksesshme

“Nuk munda t’i gëzoja”, Maja përIotet në emision për shtatzënitë e pasuksesshme

Ajo është një ndër këngëtaret më të dashura të muzikës popullore në Shqipëri, ndërsa së fundmi ka treguar se është në pritje të ëmbël.

Këngëtarja Maja Aliçkaj ka treguar ditën e djeshme në “Rudina” që është në muajin e tetë të shtatzënisë me bashkëshortin e saj arkitekt dhe ka arritur ta mbajë sekret këtë për shumë kohë, ndonëse ka qenë pjesë e skenave në aktivitete të ndryshme.

Ajo ka treguar se ka pasur edhe shtatzëni të tjera por të pasuksesshme dhe për këtë arsye donte ta mbante të fshehtë nga publiku deri në momentin që do të ishte e sigurt.

E pyetur nga Rudina si e pritën familjarët lajmin, Maja u përlot duke kujtuar humbjen e dy njerëzve të saj të shtrenjtë babait dhe vëllait.

Ajo tha:

Më vjen keq që ata nuk e dinë, që nuk munda t’i gëzoja. Doktori më tha ata e dinë përpara se ti. Është edhe diçka e çuditshme që ky fëmijë vjen në dhjetor dhe unë atë muaj humbur babain dhe vëllain. Zoti me një dorë të hedh, me një dorë të pret.”