/Nuk mjaftohet me bastet, Rama paralajmëron tani edhe lokalet

Nuk mjaftohet me bastet, Rama paralajmëron tani edhe lokalet

Pas paralajmërimit për mbylljen e basteve, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjitha lokalet që tregtojnë alkool për të rinjtë nën 18 vjeç me masa administrative.

Përpos alkoolit, kryeministri nëpërmjet një statusi në Twitter, ka paralajmëruar gjithashtu ndaliminin e nxënësve për të hyrë në lokale gjatë orareve të mësimit.

Sipas Ramës po hartohen masat administrative për këto dy shkelje, ndërsa shumë shpejt priten të publikohen.

Ai shkruan:

Tani radhën e ka beteja kundër tregtimit të alkoolit për të rinjtë nën 18 vjeç dhe ndalimi i hyrjes në lokale për ta gjatë orareve të mësimit, të pashoqëruar me mësues apo prindër.Shumë shpejt plani i masave administrative për lokalet që kapen në shkelje të këtyre dy rregullave.”