Nuk kemi buke te hame,familja kerkon kryefamiljarin qe humbur prej shtate muajsh,iku te punonte si bari dhe nuk u kethye kurre


32-vjeçari Artur Lleshi është zhdukur pa lënë gjurmë dhe ende familja e tij nuk ka asnjë dijeni mbi fatin e të riut,i cili ishte larguar për të punuar si bari në Maqedoni.

Familjarët e tij,të cilët jetojnë në fshatin Zogaj të Bulqizës,presin të reja edhe shtatë muaj pasi ai është zhdukur e ata kanë bërë denoncim në poIicinë shqiptare e atë maqedonase.

Bashkëshortja e 32 vjeçarit, thotë se Ai ka patur një konfIikt me një shtetas maqedonas, të quajtur Sinan, ndaj kërkojnë gjetjen e tij pasi e konsiderojnë njeriun kyç në zhduklen e 32 vjeçarit.

Prej 10 prillit kur humbi gjurmët,për 32 vjeçarin kanë qarkulluar disa teza,mes të cilave edhe përfshirja në traflkun e dr-oges, por familjarët e mohojnë kategorikisht një mundësi të tillë

Artur Lleshi punonte prej tri vitesh në Gostivar të Maqedonisë. Ai kishte qëndruar në shtëpi më datë 2 prill ndërsa u largua 8 ditë më pas, ditë kur edhe humbi gjurmët në mënyrë misterloze