/Nuk kanë të mbaruar surprizat e motit, ja si do të vijojë java nesër (Foto)

Nuk kanë të mbaruar surprizat e motit, ja si do të vijojë java nesër (Foto)

Pas uljes së ndjeshme të temperaturave gjatë kësaj jave, duket se moti parashikon surpriza të tjera. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në parashikimin e fundit të publikuar për media, bën me dije se dita e nesërme do të karakterizohet nga temperature që kapin vlerën e 16 gradë C në zonat bredgetare. Ndërkohë që reshjet e shiut do të jenë të dobëta dhe lokale.

Njoftimi i IGJEUM

PARASHIKIMI METEO
————————–
RESHJET
Sot pasdite (e diel, dt.02) nuk priten reshje. Nesër (e hënë, dt.03) në shumë qarqe priten reshje lokale të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT
Nesër (e hënë, dt.03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 16 °C
në vendet e ulëta: 7 / 14 °C
në vendet malore: 1 / 9 °C

ERA
Sot pasdite (e diel, dt.02) dhe nesër (e hënë, dt.03) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Për më shumë detaje: