Nuk ka asnjë dyshim, tifozët e Liverpoolit janë më të mirët


Nuk ka ndjesi më të mirë se interpretimi i himnit “You’ll Never Walk Alone” para një ndeshjeje në Premierligës apo në ndonjë garë europiane.

Pavarësisht se kë përkrahni, thjesht duhet ta vlerësoni përkrahjen e mrekullueshme që Liverpooli merr nga tifozët e vet, dhe pikërisht këtë e kanë bërë 4.000 tifozë të ligës elitare angleze, të cilët i kanë votuar adhuruesit e Liverpoolit si më të zhurmshmit në Premierligë.

Madje edhe tifozët e Manchester Unitedit e kanë pranuar se “Anfieldi” është më i zhurmshëm se “Old Traffordi” në baza javore, shto këtu edhe faktin se të kuqtë i kanë tifozët më të zhurmshëm edhe kur luajnë në udhëtim.

Rezultatet në vazhdim janë të një sondazhi të bërë nga “Barclays” për tifozët më të zhurmshëm në ndeshje të skuadrave të tyre në shtëpi dhe udhëtim.

Tifozët më të zhurmshëm në shtëpi:Liverpooli,Newcastle United,Crystal Palace,Manchester United,Stoke City

Tifozët më të zhurmshëm në transfertë:Liverpool,Newcastle United,Manchester United,West Ham United,Crystal Palace