Nuk jemi tolerantë, jemi pabythsa


Nga Edmond Arizaj

Ata erdhën. Na përmorën në surrat. Pastaj na bllokuan dhe rrugën. Ne veç i soditëm. I dëgjuam. As protestuam minimumi. Nuk nxorëm zë. Dreqi ta hajë, edhe ata që përd…hunohen nxjerrin ca thirrma e ca britma, ca “ah”-e, apo “eh”-e. Nga ne asgjë. Të heshtur si rrasë va.rri.

Vallë ç’mendojnë në këto çaste Noli me Konicën? Po diktatori a tallet vallë? Sigurisht që po. Tallet me të mjerët që u përmjerin në surrat dhe s’kanë guxim të ngrenë dorën për të fshirë piklat që u rrjedhin faqeve. Po ata dhjetëra qindra bij nënash që dhanë jetën në provok.acionet e dikurshme ç’mendojne vallë?

Sepse kjo e sotmja nuk ishte gjë tjetër veç një provok.acion, ça rëndësie ka se nuk kishte topa e pus.hkë. Gjithë bota e mori vesh se një turmë e ardhur nga Greqia, me xhinsa dhe bluza të shkurtra, brenda dy orësh pushtoi një pjesë të Shqipërisë, thirri greqisht sa mundi, uIëriti për vde.kjen e shqiptarëve brenda tokës së tyre…

Dhe do pyesë ndonjë: Po shqiptarët? Po shteti i tyre? Se janë dhe anëtarë të Natos e duan të hyjnë në BE? Dhe qeshin me njëri tjetrin se kujtojnë historira kur për një flamur të hequr snaj.peri i vendit tjetër të çante gjoksin me pIumb e jo çështje që nuk bëhej, por merrte shpërblim e nderohej si askush. Ne jo vetëm flamujt na i bënë paçavure, po valviten dhe të tyret…Shqiptarët?! Shtetarët?! Oh vazhdonin programet e tyre duke i bërë njeri tjetrit video humoristike.

Vetëm një pyetje: Si dreqin do shkojnë e do takojnë zyrtarë gjermanë, francezë, amerikanë, turq, rus, etj me këtë njollë të përmjerë në surrat? Të gjithë sa jeni. Nuk jemi tolerantë. Jemi pabythsa. Sot minimumi është vr.arë shpirti dhe dinjiteti i mijëra shqiptarëve. Sot mijëra të tjerë që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe sidomos në Greqi, ndihen më shumë se të poshtëruar, ndihen të braktisur, të lënë rrugëve, të rrahur si qen. Sot shqiptarët janë më keq se kur i vr.anë e kur i the.rrën. Sepse sot askush nga ata që i përfaqësojnë majtas e djathtas nuk pati guxim të flasë një fjalë. Turp është pak.