Nuk e fshehin më, Eni Koçi pranon lidhjen me Genc Prelvukajn duke i bërë dedikimin më romantik/ Foto


Prej disa kohësh, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj përfliteshin se ishin në një lidhje romantike, por asnjë prej tyre nuk e kishte pranuar dhe thoshnin se ishin veç miq.

E pas një kohe të gjatë mohimi, Eni dhe Genci kanë vendosur që ta pranojnë lidhjen e tyre publikisht me rastin e festave. Pak më parë, Eni ka publikuar një foto ku shihet përkrahë Gencit teksa kanë shkuar si një çift në festën e fundvitit të organizuar nga moderatori Labinot Gashi.

“Jeto, dashuro dhe qesh”, ka shkruar Eni përbri kësaj fotoje, duke deklaruar publikisht kështu se është e lidhur me Gencin. Nga ana tjetër, disa ditë më parë qarkulloi një video ku Genci po në këtë festë tregonte haptazi se ishte i lidhur me Enin.