Skuadra e futbollit të Interit të Milanos u themelua në 9 mars 1908 me emrin Internacionale Milano.Giovanni Paramithiotti ishte Presidenti i klubit nga marsi 1908-1909. Por kush është Giovanni Paramithiotti?
Ai lindi në Venecia dhe nuk ka shumë të dhëna për të, por u nda nga jeta më 1936 në SHBA. Ai rridhte nga një familje e madhe tregtarësh dhe bankierësh.
Thuhet se Giovanni Paramithiotti është me origjinë ose rrënjë shqiptare nga Paramithia e Çamërisë.Familja e tij pas largimit nga Paramithia për në ishullin e Korfuzit në shekullin XVIII, mori për mbiemër emrin nga vinin, Paramithinë e Çamërisë, me qëllim që të ruanin në kujtesë të tyre origjinën se nga ishin.Ende në këtë ishull ka shumë familje me origjinë shqiptare.
Një pjesë e mirë e banorëve të ishullit edhe pse në një presion të madh shtetëror kanë ruajtur ende mbiemrat shqiptarë dhe i përkasin besimit katolik.
Nga familja e madhe Paramithioti kanë dalë shumë figura të njohura dhe ashtu si mijëra shqiptarë të tjerë dhanë një kontribut të vyer në themelimin dhe forcimin e shtetit grek në shekullin XIX.