Notis Sfakianakis ndërpret koncertin në Tiranë: Nuk i kam fyer kurrë shqiptarët


Këngëtari i njohur grek Notis Sfakianakis, mbajti mbrëmjen e lënë pas në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, koncertin e shumë lajmëruar.

Por para mbajtjes së tij këtë të enjte, pati një debat të fortë, lidhur me qëndrimet e tij si mbështetësi i ekstremit të djathtë grek “Agimi i artë”.

Teksa mbante koncertin, mbrëmjen e djeshme, ai e ka ndërprerë atë për disa minuta, duke reaguar lidhur me këto qëndrime ndaj tij.

Ai është shprehur para publikut në sallë se i kanë shtrembëruar fjalët e tij.

Madje ai i ka vlerësuar shqiptarët si një komb me histori.

“Kanë shtrembëruar fjalët e mia. Nuk i kam fyer kurrë shqiptarët. Ju jeni një komb i lashtë dhe me histori”, është shprehur Sfakiankis. /a.y/noa.al