NJIHUNI ME SHTEPINE E BOKSIERIT ME FAME BOTERORE,THJESHT DO MBETENI PA FRYME


Floyd Mayweather, një prej boksierëve më të pasur dhe të njohur të kohës, thuhet se ka fituar rreth 1 miliardë dollarë gjatë karrierës së tij.

Shpenzimet e tij nuk janë të pakta referuar shtëpisë madhështore, ambientet e së cilës do t’ju lënë pa fjalë.

Boksieri ka shpenzuar për një makinë 4.7 milionë dollarë, Koenigsegg CCXR Trevita, (vetëm dy prodhime, në të gjithë botën).

Kohët e fundit tregoi me krenari një orë 18 milionë dollarëshe, të quajtur “Miliarderi”, si dhe ambicien që të blejë një ekip të NBA.

Perandoria e tij në fushën e pasurive të patundshme përfshin edhe qiellgërvishtësin 400 metra të lartë “One Vanderbilt” në Nju Jork.

Përveç avionëve privatë që mbajnë logon e tij, një shefi kuzhine 24 orë në dispozicion, tani ka dhe një shtëpi 25 milionë dollarëshe në Los Anxhelos.

Shtëpia madhështore ka një kinema me 12 vende, rafte vere me 225 shishe e shumë gjëra të tjera.