/Njihuni me Mercedes-Maybach S 600 Guard (Foto)

Njihuni me Mercedes-Maybach S 600 Guard (Foto)

Kjo veturë do të ju shpëtoj jetën atëherë kur armiqtë tuaj provojnë të ju vrasin.
Një gjë që duhet ta dini për Mercedes-Maybach S 600 Guard është se kjo veturë është vetura e parë e cila është certifikuar me nivelin më të lartë të mbrojtjes balistike për veturat civile, nivelin VR10. Kjo veturë ju mbron nga armët e mëdha automatike, granatat dhe raketat granatahedhëse.

Certifikimi për VR10 dhe ERV 2010 (Explosive Resistant Vehicles) është mbikëqyrur dhe vlerësuar nga Zyra Federale e Hetimeve Kriminale në Gjermani.

Kjo veturë kushton 470,000€ plus TVSH.