Njihuni me emrat e Vip-ave të marrosur pas bixhozit


Po para ruletave nuk përulen vetëm varfanjakët që u është futur në gjak bixhozi. Mes tyre janë të shumtë ata që në mbrëmje nga ekranet e televizioneve na bëjnë moral kundër kumarit dhe në mëngjes para se të pijnë kafen zbresin rëndë- rëndë, drejtë kazinove për të provuar fatin.

Klientët VIP nuk janë të paktë që i kanë kthyer kazinotë në shtëpinë e tyre, po ata le të harxhojnë sa të duan miliona se nuk i ndjejnë pasi thesi nga i marrin, mbushet përditë.

Besnik Mustafaj e Astrit Patozi janë lojtarë të thekur. Edi Paloka dhe Taulant Balla që i pasojnë si të marrosur.

Por dy janë njerëzit që siç thuhet në zhargonin e bixhozxhinjve kanë ” lënë shpirtin në kumar”: Ministri Blendi Klosi dhe kryebashkiaku i Lezhës Fran Frroku.

Një tjetër lojtar i thekur i njohur në rrethin e bixhozxhinjve VIP është dhe Luan Rama. Vesi i bixhozit del vetëm me shpirtin dhe zor të gjejë kumarxhiu rrugën e kthimit./Pamfleti