Njihuni me bukuroshen që i ka ‘vjedhur’ zemrën Can Yaman!


Aktori i serialit “Pavarësisht dashurisë” është prej më tepër se 5 muajsh tashmë në një marrëdhënie me Elif Tutarkaban. Çifti janë treguar shumë të rezervuar dhe pavarësisht se ndiqen ngado nga paparacët, mund të gjeni shumë pak foto ku ata mund të duken qartazi së bashku.

Gjithashtu, fakti që marrëdhënia e tyre ka patur shumë ulje-ngritje, ka ndikuar në mos bërjen publike të saj. Gjithsesi, tashmë mund të njiheni me bukuroshen e cila prej muajsh është partnerja e aktorit tuaj të preferuar. Elif Tutarkaban, është po ashtu mjaft e njohur, por jo si aktore.

Ajo është një stiliste e suksesshme e cila ka punuar me shumë emra të njohur të kinematografisë turke. Njësoj si Can, edhe Elif ka bërë për vete këdo jo vetëm me profesionalizmin e saj, por edhe me bukurinë.