/Njihuni me 33-vjeçaren që ka plot 28 vite që nuk pret flokët

Njihuni me 33-vjeçaren që ka plot 28 vite që nuk pret flokët

Një 33-vjeçare ka plot 28 vite që nuk i ka prerë flokët. Ajo është Alena Kravchenko, e cila tashmë ka flokë 2 metra të gjatë.

Rapunzeli në jetën e vërtetë është biznesmene dhe nënë e suksesshme e binjakeve gjashtëvjeçare, Valeria e Miroslava.

Gruaja nga Ukraina ka që në moshën 5-vjeçare që nuk i ka shkurtuar flokët. Së fundmi ajo ka zbuluar sekretin e flokëve të saj të butë e të gjatë, duke thënë se nuk i lan më shumë se 1 herë në 3 javë.

“I dua flokët e mi të gjatë dhe më pëlqen të kujdesem për to. Nuk i laj shpesh sepse mendoj se produktet nuk janë të mira për to, madje mund ti hollojnë dhe pengojnë rritjen e tyre”, është shprehur 33-vjeçarja.