Një nënë sheh një fëmijë që ecën drejt djalit të saj. Çfarë ndodh më pas është mbresëlënëse


Fëmijët nuk lindin me paragjykime. Kjo është diçka që impresionon me kalimin e kohës. Kur fëmijët janë të vegjël, ata nuk bëjnë dallime në ngjyrë, në s.eks ose në paaftësi, thjesht shohin njerëz.

Nëse një fëmijë, për shembull, e gjen veten përballë një personi në një karrocë invalidësh, patjetër që do të intrigohet pak, megjithatë, kurrë nuk do të mendojë se ky person ka diçka të ndryshme prej tij.

Ne të rriturit mund të mësojmë shumë duke vëzhguar fëmijët dhe kjo video është provë e kësaj.

Felipe Ëendel dhe Augusto Barbieri janë miqtë më të mirë dhe edhe pse Augusto është në një karrocë që e ndihmon për të ecur, për Felipen ky fakt nuk ka rëndësi, sepse ai është si çdo fëmijë tjetër.

Një ditë Felipe donte të luante, por ai nuk donte ta bënte atë pa mikun e tij më të mirë, shkruan ShkodraNews. Ajo që bëri ishte shumë e ëmbël dhe, fatmirësisht, ky moment i mrekullueshëm është filmuar, në mënyrë që të gjithë ta shohim gjestin e tij të mrekullueshëm.

Shikoni se si ai e ndihmon shokun e tij…

Nëse ne të rriturit mësojmë për t’i parë njerëzit për atë që ata janë, me të gjitha shpresat, ëndrrat dhe frikërat, në vend që të ndalim vetëm për të parë dallimet, bota do të ishte një vend më i dashur, i sjellshëm…

Ne të gjithë kemi shumë për të mësuar nga Felipe i vogël.

Çfarë mendoni për gjestin e tij të mrekullueshëm? Lini një koment dhe mos harroni të ndani historinë e kësaj miqësie të bukur me miqtë tuaj. /Përshtati: ShkodraNews