Një lajm i keq për të gjithë shqiptarët: Kush do të fluturojë drejt Italisë…


Të gjithë ata që do të fluturojnë ditën e nesërme nga Aeroporti i Tiranës për në Aeroportin e Anconas në Itali, Autoriteti i Aviacionit Civil njofton se nga ora 10:00 deri në orën 18:00, drejt aeroportit të Ankonës nuk do të ketë fluturime.

Shkak për këtë anulim të fluturimeve është bërë greva e punonjësve italianë.

Sipas Autoritetit Civil, ditën e shtunë është parashikuar një fluturim nga Aeroporti i Ankonës me drejtim TIA, dhe anasjelltas, për këtë arsye AAC apelon ndaj pasagjerëve që të ndjekin me vëmendje njoftimet e kompanisë ajrore që kanë rezervuar biletën dhe adresën zyrtare të aeroportit, për të shmangur pritjet e gjata.