Një autogol spektakolar, e vështirë të përsëritet (Video)


Në vendet skandinave klubet kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri, që nis zakonisht në mars, ndaj tashmë përgatitjet janë futur në fazë serioze dhe klubet po luajnë miqësore kolaudimi.

Fundjavën e shkuar në Nature Energy Park të Odenses, në Danimarkë, u luajt miqësorja Odense-Helsingborg, sfidë që u mbyll 2-2.

Goli i fundit i ndeshjes erdhi në minutën e 52-të dhe Odense shënoi falë një dhurate nga mbrojtësi kundërshtar Anders Randrup, i cili si për koincidencë është danez dhe duket se u emocionua nga përballja me bashkëkombasit.

Mbrojtësi i djathtë tentoi të largonte një top pasuar nga mesfusha e Odenses, por gaboi në largimin e topit, që përfundoi në rrjetë. Një autogol spektakolar, aq sa vështirë se mund të gjendet i tillë në qarkullim…