Ngrin Amerika, temperaturat deri në -54 gradë


Amerika ‘mbërthehet’ nga i ftohti. Me këtë titull janë hapur sot shumica e mediave botërore dhe me foto që duket se vijnë nga një botë tjetër pavarësisht se bëhet fjalë për pamje reale.

Vala e të ftohtit që ka mbërthyer këtë vend dhe temperaturat ekst reme kanë shkaktuar të paktën 12 të vd ekur.

Temperaturat u ulën deri në -42F në Park Rapids, Minnesota dhe -31F në Fargo, Dakota e Veriut. Më shumë se 2.600 fluturime u anuluan të mërkurën, kryesisht nga Çikago, sipas FlightAware.

Autoritetet paralajmërojnë se vorbulla polare do vazhdojë të sjellë akoma më shumë valë të ftohti në vend. E mërkura ishte dita më e ftohtë ku temeratura në Dakotën e Veriut shkoi në -54 gradë.

Në Mineapolis temeraturat pritet të arrijnë në minus 40 gradë Celsius, në Çikago në minus 30 gradë, por duke llogartitur erën në Çikago, temperaturat ndjehen sikur të jenë minus 46 gradë Celsius.