/Ngjarje e rende ne Greqi:Nëna i jep priftit vajzën e mitur të kryejë marrëdhënie

Ngjarje e rende ne Greqi:Nëna i jep priftit vajzën e mitur të kryejë marrëdhënie

Një prift 80 vjeçar është arrestuar nga autoritetet lokale në Volos të Greqisë për kryerje të marrëdhënieve seksuale me një vajzë të mitur.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë kur policia lokale ka pikasur se nëna 30 vjeçare me origjinë nga Bullgaria kishte rënë dakord me priftin 80 vjeçar që t’i jepte vajzën 11 vjeçare për të kryer marrëdhënie seksuale, raporton Albeu.com.

Sipas mediave greke, Policia e ka ndjekur nënën, vajzën e mitur dhe priftin që udhëtonin në makinën e këtij të fundit për disa minuta.

Nëna zbriti në një market, ndërsa prifti vijoi udhëtimin për në një zonë të fshehtë për të përmbushur qëllimin e tij.

Në këtë moment, policët kanë njoftuar kolegët e tjerë duke kryer arrestimin në flagrancë të priftit.

E arrestuar gjithashtu është edhe nëna e vajzës