/Nga flia tek plazhet e jugut/ Milot Rashica promovon Shqipërinë në mediat gjermane

Nga flia tek plazhet e jugut/ Milot Rashica promovon Shqipërinë në mediat gjermane

Milot Rashica është një model i vërtetë që duhet ndjekur nga shumë futbollistë të tjerë shqiptarë. Pavarësisht se gjendet në elitën e futbollit europian, Bundesligë, kjo nuk e ka bërë lojtarin në fjalë që të fluturojë e të harrojë atdheun.

Përkundrazi, në një intervistë të veçantë dhënë së fundmi për mediat gjermane, suImuesi i Werderit i ka dhënë edhe një dorë Shqipërisë e Kosovës, për t’i reklamuar sa më shumë në shtetin fqinj. Nga ushqimet, traditat, këngët e deri te plazhet magjepsëse të Shqipërisë, Rashica është padyshim një model më vete:

“E dashura gatuan shumë mirë. Zakonisht konsumojmë makarona, pa harruar edhe kuzhinën tradicionale. Për shembull flia, që ka disa shtresa brumi dhe krem. Apo edhe nga gatimi tradicional shqiptar, byrek me djathë e mbushje të mishit.

Gjithashtu dëgjoj vetëm hip-hop shqiptar. Nëse do të flisja për një reper në gjuhë të huaj, atëherë është AZET. Ai është nga Kosova, por jeton në Gjermani. Loredana dhe Mozzik janë miqtë e mi të mirë. Nga Kosova më pëlqen shumë MC Kresha, ndërsa në një koncert që dha në Vushtrri kishte fanellën time.

Unë kam një artist të veçantë që më motivon para ndeshjeve, ai është Unikatil. Vjen nga Kosova dhe jeton në SHBA, padyshim një nga artistët më të mirë në botë mendoj. Kur kam shumë ditë pushim, preferoj vendlindjen. Ka shumë plazhe në Shqipëri, ndërsa unë do të rekomandoja Sarandën në jug”, u shpreh Rashica.